Telegrafi

Buci në BBVK: Për mua ka përfunduar shoqëria me Santianën, dua ta shoh në nominim

Ylli Dërvishi - Buci (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Linda ka diskutuar me Yllin e si gjithmonë temë diskutimi ishte Santiana.

Ajo i ka treguar se cfarë kishte mundur të bëjë Ylli, ku sipas saj duhet ta puth Santianën dhe ti tregoj që ka pëlqim dhe ta mbajë në lojë.

Mirëpo Ylli e ka kundërshtuar duke i thënë se do të mundohet ta dërgoj në nominim dhe se shoqëria tyre ka përfunduar.

Në anën tjetër, edhe Santiana Maloku gjatë një bisede me banoren tjetër të shtëpisë, Ilirianën, ka thënë nuk e beson që do të rrijë më me Bucin.

“Nuk e besoj që rri më me të”, u shpreh bukuroshja nga Gjakova.

Përndryshe, të nominuarit e javës vazhdojnë të mbeten: Alby, Alba, Blerando, Santiana dhe Linda Halimi, ku njëri prej tyre largohet të premten. /Telegrafi/