Site icon Telegrafi

Buci: I falënderohem gruas time për besimin dhe për mbështetjen që më ka dhënë prej ditës së parë

Foto: Screenshot/YouTube

Ylli Dervishi u eliminua ditën e premte (19 janar) nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka qenë një ndër konkurrentët më të fortë të këtij edicioni, ndonëse largimi i tij ka qenë i papritur.

Ai është kthyer sonte (e hënë) në spektakël, ku ka folur për kohën e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.

Teksa komplimentoi dhe u dërgoi një mesazh banorëve, ish-konkurrenti ka falënderuar edhe të fejuarën.

Lexo po ashtu Ylli Dervishi me komplimente për banorët pas daljes nga shtëpia: Lum familja që ju ka

“Desha të i falënderohem edhe gruas time për besimin që e ka pasur për mua dhe për mbështetjen që ma ka dhënë prej ditës së parë”, u shpreh ai.

Buci shtoi se i ka shijuar këto ditë dhe se ka kaluar kohë me familjen e shoqërinë.

Finalja e madhe do të mbahet më 2 shkurt (e premte). /Telegrafi/

Exit mobile version