Gani Gërmia ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ai u largua nga gara dhe çmimi i madh prej 200 mijë eurosh, ndonëse kërkoi pas një video që iu publikua në spektakël, ku kishte rënë në kontradiktë me fjalët dhe veprimet e veta.
Ata të cilët nuk e kanë përshëndetur fare kanë qenë Ylli dhe Santiana, teksa kanë biseduar rreth Ganiut dhe se sipas Yllit kështu ndodh kur nuk mendon se çfarë flet.
“A shkoi Ganiu a”, ka qenë pyetja që bukuroshja gjakovare i ka bërë Blerandos.
Buci në anën tjetër me ironi tha se i vjen keq që nuk qëlloi aty për t’u përshëndetur.
“Sa keq nuk qëllova aty, ndoshta nuk bëhet nami”, u shpreh ai.
Humoristi u shpreh i zhgënjyer pas klipit që pa në Prime dhe tha se nuk ka koment për këtë. /Telegrafi/