Site icon Telegrafi

Buci: E dashura ime është 14 vjet e gjysmë më e re se unë, ka sakrifikuar shumë për mua

Foto: YouTube

Ylli Dervishi ka bërë së fundmi një rrëfim në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother.

Ai ka folur për të kaluarën dhe sfidat që ka hasur në jetë përgjatë viteve.

I njëjti ka zbuluar detaje edhe nga njohja me partneren e tij, Veronën, me të cilën është bashkë që shumë vite.

Foto: Screenshot/YouTube

Buci thotë se familja e saj kanë qenë kundër pasi kanë diferencë të madhe në moshë.

Lexo po ashtu "Jam humbur nga familja ime për pesë netë, kam menduar që do të më mbysin" - Buci flet për kohën e luftës

“Unë jam 14 vjet e gjysmë më i vjetër se Verona. Ajo ka sakrifikuar shumë për mua për atë e dua dhe e respektoj”, u shpreh ai.

Banori tani tregoi se ruan raporte shumë të mira me familjarët e të fejuarës.

Ai tha se mendon të largohet nga jeta e natës që t’i përkushtohet të dashurës e familjes. /Telegrafi/

Exit mobile version