Diskutimet ndërmjet banorëve po vazhdojnë në Big Brother VIP Kosova 2.
Ata kanë vazhdimisht përplasje me njëri-tjetrin e po ashtu edhe herë pas here ngacmime.
Ylli Dervishi apo Buci kësaj radhe i ka hedhur një thumb banorit tjetër, këngëtarit Blerando.
“Nuk ke lënë femër pa e ngacmuar në këtë shtëpi, pa i thënë diçka. Jeni kolegë”, u shpreh ai.
Teksa në këtë muhabet ndërhyu Gani Gërmia, duke i thënë se përse po e ngacmon Blerandon.
Kjo nuk është hera e parë që Buci lëshon fjalë e tenton t’i vë në pozitë të vështirë konkurrentët e tjerë.
Sidoqoftë, ai ka krijuar miqësi me disa nga personazhet e tjerë aty brenda, gjersa nuk ngurron të shpreh mendime për secilin prej tyre. /Telegrafi/