Ylli Dervishi dhe Shqipe Hysenaj kanë pasur sërish një përplasje me njëri-tjetrin.
Ata kanë diskutuar një gjë të cilën e tha Shqipja në spektakël, ku u shpreh se nuk ‘mund të duroj se është e sëmurë’.
Teksa ajo ishte duke ngrënë në kuzhinë, Buci iu drejtua: “Nuk e di si e ka menduar këtë punë, duke gënjyer me shku në finale”.
Ajo tutje u shpreh: “Nuk janë publiku budall që të votojnë ty, duke gënjyer për sëmundje. Jam e sëmurë, nuk rri me njerëz që pinë alkool se ma shpifin, kam frikë ndaj tyre”.
Në një diskutim tjetër në oborr, Ylli iu drejtua konkurrentes: “Mos luaj më me sëmundje, ka njerëz që e përjetojnë shumë keq jashtë. Ka loja të tjera. Je femër, kështu më del nga qejfi”.
Shqipja tutje ia ktheu se nuk i intereson se nuk i pëlqen atij, gjersa shtoi: Se po të dalë ty nga qejfi, a e di sa po më dhemb zemra”.
“Duhet me pas karakter të fortë, të paktën të mos gënjesh. Mos luaj me sëmundje kurrë”, tha ndër të tjera Buci. /Telegrafi/