Ylli Dervishi është ballafaquar me Linda Halimin pasi është njëra nga banoret e nominuara.
Ai shkoi në tualet duke i thënë këngëtares nga Vitia se dëshiron të përshëndetet me të, duke qenë i bindur se do të largohet këtë javë.
“Erdha me u përshëndet me ty”, iu drejtua Buci teksa artistja po qeshte tërë kohën.
Ajo tha se e ka marrë me pozitivitet dhe se nuk e ka problem të largohet nga shtëpia.
Ylli vazhdoi ta ndiqte Lindën edhe në dhomë të gjumit, gjersa Linda i tha se ka frikë që mos eliminohet Santiana.
“Njëherë kam me t’largu ty, pastaj Santianën”, u përgjigj ai.
Veç Lindës, në nominim këtë javë është: Blerando, Alba, Alby dhe Santiana. /Telegrafi/