Site icon Telegrafi

Bubulina Krasniqi bëhet nënë për herë të parë, mësohet gjinia e foshnjes

Ish-këngëtarja Bubulina Krasniqi është bërë sot (e premte) nënë për herë të parë.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Bubulina lindi sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, një fëmijë të gjinisë mashkull.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe motra e Bubulinës, aktorja Teuta Krasniqi e cila ka thënë se është e vërtetë që Bubulina lindi sot, dhe ajo dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.

Bubulina Krasniqi është e martuar prej vitesh me Pëllumb Kallabën. /Telegrafi/

Exit mobile version