Telegrafi

BTS me katër çmime në MTV EMA, ndërsa Lady Gaga fiton si “Artistja më e mirë e vitit”

Grupi i njohur korean, BTS, kanë rrëmbyer edhe këtë herë disa çmime në evenimentin madhështor, MTV EMA.

Labeli me shtatë anëtarë nga Seoul kryesoi me katër nominime në MTV Europe Music Awards të dielën, duke përfshirë çmimin për ‘grupin më të mirë’.

BTS gjithashtu fitoi çmimin për këngën më të mirë për “Dynamite”, që debutoi në maje të top listës së Billboard në ShBA Hot 100 pas publikimit në gusht.

Grupi BTS (Foto: Ben Hider/Ben Hider/Invision/AP)

Për të fituar këtë kategori, BTS mundi “Rain On Me” të Lady Gagas dhe Ariana Grande, “The Box” të Roddy Ricch, “Blinding Lights” të Weeknd, “Do not Start Now” të Dua Lipës dhe “Rockstar” të DaBaby Roddy Ricch.

Gaga ishte një tjetër fituese e madhe në shfaqjen MTV Europe, pasi ajo u emërua ‘artistja e vitit’. Ajo doli fituese në një fushë që përfshinte Miley Cyrus, The Weeknd, Harry Styles, Justin Bieber dhe Dua Lipa gjithashtu.

Lexo po ashtu Rita Ora dhe ‘Little Mix’ morën vëmendje me paraqitjet e tyre në MTV EMAs 2020

Fitues të tjerë në shfaqjen virtuale përfshinë edhe Doja Cat në kategorinë më të mirë të artistëve dhe Cardi B në fushën më të mirë të hip hopit.

Lady Gaga (Lifestyle UG)

Sa i përket artisteve shqiptare, vetëm Dua Lipa sivjet ishte e nominuar në MTV EMA. /Telegrafi/