Site icon Telegrafi

BSPK -ja, Qeverisë: Këto janë kërkesat tona të protestës (Video)

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini ka theksuar se me 1 maj do të ketë protestë, dhe jo festë siç ka ndodhur herëve të kaluara.

Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se qeveria aktuale nuk i ka plotësuar kërkesat e shtruara nga BSPK-ja.

Sipas tij, protesta do të fillojë në ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa do të përfundojë në ora 12:00, pranë Teatrit Kombëtar.

“Kërkesat kryesore të protestës janë zbatimi i ligjeve dhe kontratës kolektive, siguria dhe shëndeti në punë, të njihet përvoja e punës për vitet 1990 – 1999 dhe sigurimi shëndetësor”, ka shtuar Ajdini. /Telegrafi/

Për më tepër ndiqni videon më poshtë.

Exit mobile version