Site icon Telegrafi

BSPK e mbështet protestën e punëtorëve të KEDS-it për rritje pagash

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar se përkrah protestën e paralajmëruar të punëtorëve të KEDS-it për rritje pagash.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar për të martën nga Federata e Sindikatës të ElektroKosovës (FSPE), përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë punëtoret e KEDS-it lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre.

“Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shprehë edhe njëherë përkrahjen për grevën e ardhshme të paralajmëruar nga FSPE dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të KEDS-it”, ka njoftuar BSPK-ja. /Telegrafi/

Exit mobile version