Site icon Telegrafi

Bruno tregon se si i kishte “rrëshqitur goja” në një emision duke treguar se janë paguar nga Big Brother VIP Kosova për qëndrimin në shtëpi

Foto: Onima Entertainment/YouTube

Së fundmi, këngëtari i njohur Bruno Revolt ka qenë i ftuari special në “Shok Podcast”, të drejtuar nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1, Fis Juniku.

Përtej bisedave për jetën dhe karrierën e tij artistike, Revolt ka ndarë një moment të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe dëgjuesve të podcast-it.

Gjatë bisedës së tyre të sinqertë, moderatori e pyeti Revolt për një episod të caktuar në të cilin atij i pati “rrëshqitur goja” gjatë një programi televiziv, duke bërë të ditur se ai dhe të gjithë konkurrentët e tjerë të edicionit të parë të BBVK ishin paguar për qëndrimin e tyre në shtëpi.

Foto: Onima Entertainment/YouTube

“Për të qenë i sinqertë, nuk kam bërë asgjë më shumë vetëm se sa kam thënë të vërtetën, o vëlla”, pranoi Bruno. “Dhe sinqerisht, jam shumë mirënjohës që na kanë ofruar atë mbështetje dhe atë mundësi. Pra, jo vetëm që na kanë dhënë shansin të tregojmë për veten dhe talentet tona para publikut, por edhe na kanë vlerësuar, gjë që e shoh si një lloj vlerësimi”.

Lexo po ashtu U përfol se ka kërkuar 20 mijë euro që të futet në BBVK 2, Shota Baraliu: Unë i meritoj edhe 100 mijë me kapacitetin që kam

Moderatori dhe miku i tij, Fis Juniku, i cili po ashtu ishte pjesë e BBVK 1 së bashku me Brunon, hodhi një koment shtesë, duke zbuluar se kishte dëgjuar se formati i “Big Brother VIP Albania” në Shqipëri nuk praktikon pagesën e banorëve për qëndrimin e tyre.

Foto: Onima Entertainment/YouTube

Ky zbulim nga Bruno Revolt ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit e “Big Brother” kanë qenë të etur të mësojnë më shumë për prapaskenat e këtyre programeve televizive dhe marrëveshjet financiare që “fshihen” pas tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version