Telegrafi

Bruno Revolt publikon këngën e re me videoklip “I don”

Këngëtari i njohur shqiptar, Bruno Revolt, ka ardhur me një projekt të ri.

Bruno Pollogati (emri i vërtetë), ka lansuar këngën më të re “I Don”, e cila është vizuelizua edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës është kujdesur, Muma, vija melodike u punua nga vet këngëtari dhe Muma, ndërsa videoklipi u realizua nga “Max Production”.

Projekti tashmë gjendet në kanalin YouTube ku fansat e tij mund ta dëgjojnë.

Kujtojmë që Bruno numëron disa projekt të suksesshme muzikore, kënga e tij e fundit mban titullin “Dashuri” dhe ka arrit mbi 300 mijë klikime në YouTube.

Më poshtë kënga “I Don” bashkë me videoklip. /Telegrafi/