Këngëtari i njohur Bruno Revolt ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren e famshme labe, Poni. Kënga e tyre e titulluar “Një herë po, një herë jo” është një ritmike-verore që sjell energji dhe vibrime të forta me ritme labe.
“Një herë po, një herë jo” është realizuar nga kompozitori i njohur Edlir Begolli, një emër i mirënjohur në industrinë muzikore shqiptare.
Xhirimet e klipit janë kryer në jug të Shqipërisë, duke shfaqur bukuritë natyrore dhe kulturën e pasur të rajonit, çka i jep një ndjenjë autentike dhe verore projektit të ri muzikor.
Ky është bashkëpunimi i tretë që Bruno Revolt sjell brenda kësaj vere, pas dy bashkëpunimeve të suksesshme. Fillimisht, ai bashkëpunoi me këngëtaren e dashur Albërie Hadërgjonaj, dhe më pas me një tjetër projekt të veçantë me Luiz Ejllin, Lumi B dhe Naldi.
Këngëtari nga Vlora duket se po kalon një verë shumë produktive dhe frytdhënëse, duke sjellë hite të njëpasnjëshme për adhuruesit e tij.
Kënga “Një herë po, një herë jo” është pritur me entuziazëm nga publiku dhe premton të jetë një nga hitet e kësaj vere, duke marrë parasysh kombinimin e zërave të veçantë të Bruno Revolt dhe Ponit, si dhe prodhimin cilësor nga Edlir Begolli.
Adhuruesit e muzikës shqiptare tashmë kanë një tjetër arsye për të festuar këtë verë nën ritmet e ngrohta dhe meloditë e bukura të kësaj kënge. /Telegrafi/