Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, këngëtarët Bruno Revolt dhe Yllka Kuqi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Karma” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike dhe verore.
Muzika është punuar nga BigDeal Records, gjersa për tekstin është kujdesur Lum Dakaj.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Shqipëri nga produksioni Kotorri.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Kotorri.
Bruno përndryshe ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas aventurës në emisionin shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.
Pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Nora Istrefin, ai tani sjell këngën e re me këngëtaren e dëshmuar të estradës, Yllka Kuqin, me dëshirën që bashkarisht të sjellin një hit veror. /Telegrafi/