Këngëtari Bruno dhe reperët Onat dhe Cozman kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Servile” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
https://www.youtube.com/watch?v=TPaALGcgyBk
Ndërsa vargjet e tekstit, i kanë shkruar vet protagonistët e këtij bashkëpunimi.
Kënga është realizuar edhe me klip, i cili është punuar nga MAX Production në Shqipëri.
Cozman ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me projekte muzikore. Vetëm pak javë më parë, ai solli një bashkëpunim me Agon Amigën, i cili u pritë mirë nga fansat e tyre.
Ndërkohë, edhe Onati nuk ka ngelur anash me projekte, pasi para disa javësh publikoi bashkëpunimin e Adrian Gaxhën, “Lujmi krejt”, këngë kjo e cila është pëlqyer në masë të madhe nga fansat.
Ndërkohë, “Servile” është projekti i parë i Brunos për këtë vit. /Telegrafi/