Telegrafi

Bruno Mars barazon Justin Timberlake për numrin e vendeve të para me këngët e tij

Singli i Bruno Mars, “That’s Ëhat I Like” ka arritur të kapë majat e Billboard Pop Songs, duke barazuar kështu rekordin e Justin Timberlake për numrin e këngëve në vendin e parë ndër artistë mashkullorë me tetë gjithsej.

Pop superyjet tash janë bashkë në vendin e pestë me më së shumti pop këngë në vendin e parë.

Ata qëndrojnë prapa Katy Perryt dhe Rihannas (nga 11 secila) dhe prapa Maroon 5 dhe Pink (me nga 9).

“That’s Ëhat I Like” është singli i dytë i Bruno Mars nga albumi “24K Magic”. Kënga me titullin e albumit arriti vendin e pestë në top listën e pop këngëve në dhjetor.

Bruno aktualisht është në turneun e tij “24K Magic Ëorld Tour”. /Telegrafi/