Senzacioni brazilian, Bruno Guimaraes, do të nënshkruajë një kontratë të re me Newcastle United, që do të thotë se ai do jetë pjesë e klubit anglez deri në vitin 2028.
Sipas ekspertit Fabrizio Romano, këtë të shtunë, u konfirmua se braziliani është pajtuar me kushtet e marrëveshjes për një kontratë pesëvjeçare, dhe klubet të cilat janë të interesuara për shërbimet e Guimaraes duhet të paguajnë plotë 100 milionë euro.
EXCLUSIVE: Newcastle agree new deal with Bruno Guimarães, here we go! It’s done — contract until June 2028 🚨⚪️⚫️ #NUFC
⚠️ Key detail: understand the new deal will include release clause and it will be in the region of £100m.
Bruno, so happy to extend as he loves the club. pic.twitter.com/YI8CaCyeVs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 23, 2023
Më herët këtë muaj, u raportua se Liverpool ka shprehur interesim të lartë për të nënshkruar me mesfushorin, madje bënë një ofertë në regjionin e 100 milionë eurove e cila u refuzua nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët nuk dëshironin që ta humbisnin njërin ndër futbollistët kyç të ekipit.
Guimaraes më herët ka qenë objektiv i Real Madrid, por që në fund transferimi nuk u realizua pasi që “Los Blancos” vendosën që të fokusohen tek afrimi i Aurelien Tchouameni.
25-vjeçari ende nuk e ka gjetur rrugën e golit këtë sezon, teksa në edicionin e kaluar ishte një ndër protagonistët kryesor duke qenë thelbësor në kualifikimin e Newcastle në Ligën e Kampionëve.
Guimaraes do të rikthehet në aksion këtë vikend, me skuadrën e tij që do të luajë në udhëtim ndaj Sheffield United./Telegrafi/