Telegrafi

Bruno Fernandes kritikohet për simulimin e turpshëm gjatë fitores së Man Utd ndaj Aston Villa

Bruno Fernandes është kritikuar ashpër në rrjetet sociale për shkak të një simulimi të turpshëm në fitoren e Manchester Unitedut ndaj Aston Villas.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat 4-2 ndaj skuadrës së Unai Emery të enjten mbrëma duke kaluar tutje në EFL Cup.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Anthony Martial, Marcus Rashford, Fernandes dhe Scott McTominay për Unitedin, ndërsa për Aston Villën shënuan Ollie Watkins dhe Diego Dalot autogol.

Megjithatë, përveç golave ishte edhe një rast që ka ‘vjedhur’ vëmendjen.

Mesfushori kreativ portugez, Bruno Fernandes prodhoi një simulim qesharak apo të turpshëm gjatë ndeshjes së kupës në Old Trafford.

Videot e postuara në rrjete sociale tregojnë portugezin duke rënë në tokë në mënyrë teatrale, përpara se të vihej në kontakt me mbrojtësin Ezri Konsa.

Është e panevojshme të thuhet se momenti i çmendurisë së Fernandes zemëroi njerëzit në rrjetet sociale, duke e kritikuar ashpër.

“Ai fillon të rrezohej përpara çdo kontakti”, “Është frustruese kjo të lejohet të ndodhë” dhe “Ai është shembulli i përsosur i asaj që nuk shkon me lojën moderne”, ishin disa nga komentet e tifozëve. /Telegrafi/