Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes pranon se të luajturit së bashku me Paul Pogban e emocionon atë.
Mesfushori portugez mbërriti në janar dhe ka bërë përshtypje në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës që nga ajo kohë.
Por, ai nuk ka luajtur me francezin Pogba, pasi ky i fundit u dëmtua për pjesën më të madhe të këtij sezoni.
Tani të dy janë të aftë dhe mund të luajnë së bashku kur kampionati rifillon në mes të qershorit dhe Fernandes mezi pret që kjo të ndodh.
“Po sigurisht se jam i emocionuar, mendoj se Paul është një nga lojtarët më të mirë në Manchester dhe në botë”, ka thënë fillimisht Fernandez.
“Ai u lëndua dhe mbeti jashtë fushave për shumë kohë”.
“Mundësia për të luajtur krah për krah me të është fantastike sepse ju doni të luani me lojtarët më të mirë që mundeni”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/