Këngëtari nga Shqipëria, Bruno Pollogati, është një prej banorëve më të veçantë të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka marrë vëmendjen e të gjithëve me karakterin e tij karizmatik dhe atmosferën e mirë që krijon brenda në shtëpi.
Ndonëse nuk ka qenë shumë i njohur për publikun e Kosovës, Bruno arriti që në pak kohë të kthehej në një prej personazheve më të dashur të shikuesve të programit BBVK.
Ai madje ishte befasia e së premtes, kur emri i tij i thirr si më i votuari në televotimin javor ku gjithsej ishin pesë VIP të nominuar.
Mes emrave që kanë hyrë prej kohësh në shtëpi si Artani dhe Arta, dhe dy konkurrentëve mjaft aktivë të shtëpisë si Mbresa dhe Vedati, prtishmëritë e publikut për Brunon nuk ishin shumë të mëdha.
Madje gjatë gjithë javës u aludua se mund të ishte ai banori më pak i votuar, por në fakt ndodhi krejt e kundërta.
Alaudini dhe Jonida bën të ditur se emrat e banorëve të shpëtuar janë thirrur në bazë të numrit të vototave që ata kanë marrë, ku i pari rezultoi Bruno deri te banorja e fundit që u eliminua nga shtëpia – Arta Selimi.
Bruno përndryshe është një këngëtar mjaft i njohur në Shqipëri, i cili ka një varg këngësh të suksesshme nën ombrellën e grupit Revolt Klan, gjersa më pas ka publikuar edhe disa këngë të suksesshme solo. /Telegrafi/