Site icon Telegrafi

Bruno Alves me “kung fu” goditje ndaj Harry Kane, ky i fundit nuk simulon, ngritet menjëherë (Video)

Mbrojtësi i Portugalisë, Bruno Alves, ka bërë ndërhyrjen më të keqe në vitet e fundit në futboll dhe atë në një ndeshje miqësore.

Anglia dhe Portugalia po përballen në Wembley në duelin miqësor parapërgatitor për Euro 2016.

Dhe, në minutën e 36-të të takimit u regjistrua një goditje horror nga Bruno Alves në kokë të Harry Kane.

Alves menjëherë u përjashtua nga loja.

Harry Kane nga ana tjetër nuk ekzagjeroi e as nuk simuloi, duke u ngritur menjëherë në këmbë për të vazhduar lojën përkundër dhimbjeve, shkruan Telegrafi.

Pjesa e parë e duelit miqësor u mbyll pa gola. /Telegrafi/

Exit mobile version