Brukseli porositë qeverinë e Maqedonisë të fokusohen që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, dhe gjatë fushatave politikanët të mos udhëheqin lojëra të pista dhe të mos bëjnë goditje të ulëta, sepse pas zgjedhjeve përsëri do të duhet të bisedojnë për të mirën e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto reagime nga ana e ndërkombëtarëve vijnë pasi lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, të dielën në konferencën e Unionit të Grave, u tall me ambasadorët për rastin e zv.ministrit për punë dhe politikë siciale, Dime Spasov.
Në fjalët e Gruevskit, sot reagoi edhe ambasadori i Britanisë Charles Garett duke thënë se të gjitha mesazhet që i dërgojnë janë për të vendosur punët në vendin e vet dhe se ndonjëherë japin mesazhe të vështira./Telegrafi/