Bruce Willis do ta shohim shumë shpejt në ekranet e mëdha të kinemave botërore.
Aktori do të rikthehet në rolin ikonik të filmit, “Die Hard”, i cili për herë të parë u xhirua 30 vjet më parë.
Aktorin 63-vjeçar do ta shohim në rolin e John McClane, ku frashiza filmike do ta ketë edhe këtë emër.
Në fakt, fillimisht u mendua të titullohej “Die Hard: Year One”, por burimet thonë se do të jetë shumë më pak e komplikuar, thjesht “McClane”.
Nën regjinë e John Moore, ngjarja rrëfen historinë e John McClane, që mbërrin në Rusi, pasi mësoi lajmin se i kishin arrestuar të birin Jack (Jai Courtney).
Filmi i fundit i sagës, “A Good Day to Die Hard” ka dalë në sallat e mëdha të kinemave në vitin 2013.
Ndryshe, Willisin do ta shohim edhe në filma të tjerë hollivudian përgjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/