Bruce Willis u fotografua të dielën në Los Angeles të Kalifornisë, mes betejës së tij shëndetësore me afazinë dhe demencën.
Ylli 69-vjeçar i Armageddon, ishte ulur në sediljen e pasagjerit brenda një makine, shkruan DailyMail.
Aktori legjendar, u pikas duke shikuar në pasqyrën anësore të automjetit gjatë një dite të nxehtë në Kaliforninë Jugore.
Ylli i “Sixth Sense” është baba i pesë vajzave, Mabel Ray, Evelyn me gruan Emma Heming Willis dhe Rumer, Scout dhe Tallulah me ish-bashkëshorten Demi Moore.
Willis ishte shoqëruar nga truprojat e tij gjatë kësaj paraqitjeje, thanë dëshmitarët okularë.
Më 22 gusht, vajza e tij Rumer ndau një imazh të saj dhe të babait të saj aktor, duke i mbajtur dorën derisa njerëzit pyesnin për shëndetin e tij.
“Ai është mirë. E dua shumë. Faleminderit”, pati thënë vajza e aktorit të njohur. /Telegrafi/