Bruce Willis është pasuruar për disa miliona dollarë pas shitjes së një shtëpie.
Aktori amerikan dhe bashkëshortja e tij, Ema, shiten apartamentin e tyre luksoz në New York me një pamje drejt Parkut Qendror për shumën prej 17.75 milionë dollarë.
Sipas “Daily Mail”, ata morën çmimin e kërkuar për banesën e blerë në vitin 2015.
Vilën e shitën për 755,000 dollarë më shumë, e cila ka gjashtë dhoma dhe katër banjo, si dhe një bibliotekë private.
Më parë, ishin dy apartamente prej 560 metrash katrorë, të cilët njëri nga pronarët e mëparshëm i bashkoi në një të vetme.
Bruce Willis dhe gruaja do të lëvizin në një apartament më modest prej 7.9 milion dollarësh.
Ndryshe, aktorin do ta shohim në disa projekte filmike këtë vit, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/