Telegrafi

Bruce Willis injoron udhëzimet e qeverisë rreth COVID-19, fotografohet pa maskë në një shëtitje në Los Angeles

Ai është një nga personazhet kryesore të Hollywood-it me një karrierë që zgjat për më shumë se 40 vjet.

Dhe Bruce Willis duket se i ka injoruar udhëzimet e qeverisë, ndërsa u shfaq pa maske gjatë një shëtitje në Los Angeles të hënën.

Aktori, 65 vjeçar, zgjodhi një veshje të thjeshtë për shëtitjen, përfshirë këtu udhëzimet e Kalifornisë që njerëzit duhet t’i respektojnë masat kur dalin jashtë shtëpisë së tyre.

Foto: Backgrid

Ylli i filmit kishte të veshur një triko me vija, e një xhaketë lëkurë me xhinse blu.

Bruce gjithashtu mbante një kapele të zezë dhe një palë atletë të ngjashme pasi dukej se ishte i vetëm në shëtitje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bruce Willis

Maskat ndërkohë kërkohen të mbahen në Kaliforni, e po ashtu njerëzit mund të zgjedhin të mos i mbajnë për sa kohë që janë të paktën gjashtë metra larg nga të tjerët.

Foto: Backgrid

Paraqitja e Bruce vjen pasi ndau një foto të rrallë së bashku me gruan e tij, Emma, 42 vjeçe dhe dy vajzat Evelyn, gjashtë vjeçe dhe Mabel, tetë, gjatë Krishtlindjeve.

Ylli i “Die Hard” ka qenë i martuar më parë me Demi Moore, nga viti 1987 deri në 2000. /Telegrafi/