Telegrafi

Brozovic i tregon Interit vendimin e tij pas interesimit të Barcelonës dhe Tottenhamit

Marcelo Brozovic tashmë ka informuar Interin se do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës pavarësisht ofertave nga Barcelona dhe Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi kroat sheh që kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit dhe raportet e shumta në Itali pretendonin se ‘Brozo’ kishte shtrënguar duart me Nerazzurrët për një marrëveshje gjashtë milionë euro në vit.

Njoftimi pritej të ishte çështje kohe, por zikaltërit nuk e konfirmuan asnjëherë zgjatjen e kontratës së mesfushorit, duke ndezur spekulimet se ai mund të largohej si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Lexo po ashtu E ardhmja e Brozovicit te Interi në dyshim pas ofertës së Barcelonës

Mediumi Calciomercato.com ka raportuar se një ofertë nga Barcelona ka tunduar Brozovic dhe edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport konfirmon se katalunasit bënë lëvizjen e tyre për 29-vjeçarin.

Tottenham Hotspur gjithashtu është përpjekur të nënshkruajë me reprezentuesin kroat, me Antonio Conten që është një admirues i madh i Brozovicit.

 

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, Brozovic tashmë ka bërë zgjedhjen e tij duke i thënë Interit se do të zgjasë qëndrimin e tij në klub, duke nënshkruar një marrëveshje të re.

Lexo po ashtu Interi do njoftojë shumë shpejtë ‘blindimin’ e Brozovicit

Brozovic do të nënshkruajë një kontratë me gjashtë milionë euro në vit plus bonuse deri në një milionë euro.

Raporti pretendon se njoftimi është vonuar për shkak se detajet e fundit burokratike po rregullohen nga klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit, por nuk ka dyshime se Brozovic do të jetë lojtar i Interit sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/