Marcelo Brozovic tashmë ka informuar Interin se do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës pavarësisht ofertave nga Barcelona dhe Tottenham Hotspur.
Reprezentuesi kroat sheh që kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit dhe raportet e shumta në Itali pretendonin se ‘Brozo’ kishte shtrënguar duart me Nerazzurrët për një marrëveshje gjashtë milionë euro në vit.
Njoftimi pritej të ishte çështje kohe, por zikaltërit nuk e konfirmuan asnjëherë zgjatjen e kontratës së mesfushorit, duke ndezur spekulimet se ai mund të largohej si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Mediumi Calciomercato.com ka raportuar se një ofertë nga Barcelona ka tunduar Brozovic dhe edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport konfirmon se katalunasit bënë lëvizjen e tyre për 29-vjeçarin.
Tottenham Hotspur gjithashtu është përpjekur të nënshkruajë me reprezentuesin kroat, me Antonio Conten që është një admirues i madh i Brozovicit.
Brozovic e Theo, gli spaccaderby: provate a prendergli la palla #gazzaderby #InterMilan https://t.co/cAnhRKxPyV
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) February 4, 2022
Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, Brozovic tashmë ka bërë zgjedhjen e tij duke i thënë Interit se do të zgjasë qëndrimin e tij në klub, duke nënshkruar një marrëveshje të re.
Brozovic do të nënshkruajë një kontratë me gjashtë milionë euro në vit plus bonuse deri në një milionë euro.
Raporti pretendon se njoftimi është vonuar për shkak se detajet e fundit burokratike po rregullohen nga klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit, por nuk ka dyshime se Brozovic do të jetë lojtar i Interit sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/