Marcelo Brozovic ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore kundër atyre që kanë postuar lajme të rrejshme, sipas të cilave, ai ka pasur një aferë me gruan e Mauro Icardit.
Lajmet e rrejshme dhe shpërndarja e shpejtë në mediat sociale është bërë temë në vitet e fundit, ndërsa viktimë e tyre ka qenë edhe futbollisti i Interit.
Sipas pohimeve të këtij lloji, ai ka pasur një aferë me gruan e bashkëlojtarit të tij argjentinas, gjë të cilën e ka mohuar avokati i kroatit.
“Marcelo i kundërshton dhe i mohon kategorikisht këto lajme të rrejshme që kanë të bëjnë me gruan e bashkëlojtarit të tij, Wanda Nara, të cilat janë shpërndarë në ditët e fundit”.
“Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie as kurrfarë lidhjeje mes Brozovicit dhe zonjës Nara”.
“Brozovic dëshiron të hedhë dritë mbi ata që kanë hedhur dyshim mbi moralin e tij dhe integritetin profesional, prandaj do të ndërmarrë veprime ligjore kundër tyre”, ka thënë avokati i mesfushorit për ANSA.
Lajmet e tilla janë pranuar si të besueshme, duke qenë se në muajt e fundit ka pasur thashetheme për krizë në lidhjen mes Icardit dhe Wandas.
Për më shumë, kur Mauro nisi lidhjen me gruan e tij të tanishme, ajo ishte e martuar me bashkëlojtarin e dikurshëm, Maxi Lopez. /Telegrafi/