Marcelo Brozovic paralajmëron se Interi do të tregojë kush është në mbrëmjen e sotme, pasi sipas tij Juventusi është treguar i fortë, por skuadra e tij do ta arrijë
Ndeshja fillon në ora 20:30 dhe zhvillohet në Alianz Satadium.
“Këto janë ndeshjet që më pëlqejnë, si mua ashtu edhe të gjithë skuadrës”.
“Këtë mbrëmje ne duhet ta dëshmojmë se kush jemi. Juve tashmë ka treguar se është vërtet e fortë, ndërsa ne jemi përmirësuar dhe ende kemi rrugë përpara për të shkuar, por ne do t’i arrijmë ata”.
“Nuk e di nëse Mario Mandzukic luan, por në çdo rast shpresoj që të fitojmë betejën e kroatëve”, ka thënë Brozovic për Inter TV.
Në të vërtetë ka katër kroatë në fushë sonte, tre me Interin: Brozovic, Sime Vrsaljko dhe Ivan Perisic.
Fitorja e fundit e Interit në stadiumin e Juventusi daton që nga viti 2012. /Telegrafi/