Telegrafi

Brozovic do të largohet nga Interi, kërkohet nga dy skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve

Marcelo Brozovic. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Marcelo Brozovic pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar veror.

Pas pesë viteve qëndrim në Giuzeppe Meazza, mesfushori kroat do t’i thotë lamtumirë Neroazzurëve.

Edhe pse kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022, ka qenë trajneri Antonio Conte që ka kërkuar nga klubi ta nxjerrin lojtarin në shitje.

27-vjeçari pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Marcelo Brozovic. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se janë dy skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve, PSG dhe Bayern Munich që po duan shërbimet e tij.

Ish-anëtari i Dinamo Zagreb mund të largohet nga Interi nëse paguhet shuma prej 40 milionë eurove.

Kjo shumë për dy skuadrat e mëdha evropiane nuk përbënë fare problem, ndërsa PSG dhe Bayern tani do të nisin duelin se cila do ta bind kroatin me kontratë më të mirë.

Reprezentuesi kroat në edicionin e fundit ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare me Interin, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë tetë asistime. /Telegrafi/