Marcelo Brozovic është në negociata me Sevillën, ndërsa flitet se largimi i tij lidhjet me ardhjen e Javier Pastores nga Paris Saint-Germain.
Nerazzurrët nuk mund të blejnë lojtarë në janar shkaku i Financial Fair Play dhe duhet të merren vetëm me huazime.
Sipas mediave, Brozovic është takuar me agjentin e tij, Miroslav Bicanic, për të biseduar rreth ofertave.
Mësohet se nga Liga Premier mbetet i interesuar Everton, ndërsa Arsenali është tërhequr pas interesimit që e kishte në verë.
Sevilla janë favoritë për ta marr lojtarin pasi edhe Brozovic e pëlqen një kalim te ky klub.
Sipas Sky Sport Italia mësohet se klubi spanjoll ka ofruar 1 milion euro për huazimin dhe 28 milionë euro për blerjen përfundimtare.
Lojtari është e pëlqen mundësinë që trajner te Sevilla është Vincenzo Montella.
Në anën tjetër largimi i kroatit i hap derën ardhjes së Javier Pastores që pëlqehet shumë në Interi. /Telegrafi/