Telegrafi

Brozovic në radarin e Atletico Madridit

Marcelo Brozovic (Getty Images)

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic është shfaqur si një objektiv transferimi gjatë verës për skuadrën spanjolle, Atletico Madrid.

Mediumi Diario AS citon raporte nëpër shtypin italian se klubi Los Rojiblancos janë në kërkim të një mesfushori qendror.

Ky medium raporton se Atletico ka identifikuar reprezentuesin e Kroacisë, Brozovic, si një zëvendësim afatgjatë për Gabin.

Lexo po ashtu Interi e nxjerrë në shitje Brozovicin

25-vjeçari iu bashkua Nerazzurrët në një marrëveshje prej tetë milionë eurosh nga Dinamo Zagreb në janar të vitit 2015 dhe do të duhet një pagesë prej së paku 20 milionë euro në verë për transferimin e tij.

Brozovic është kthyer në lider të mesfushës së Interit (Getty Images)

Megjithatë, Atletico nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi Brozovic në këtë gjysmë-sezon është kthyer në pikë referimi te Interi.

Për Brozovic gjithashtu ka shumë skuadra tjera nga Anglia, por edhe nga Spanja që i duan shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Atletico e mendon Herreran si zëvendësues ideal për Gabin

Sevilla dhe Valencia kanë qenë më parë të lidhura me një lëvizje për mesfushorin kroat, i cili ka filluar 14 ndeshje në Serie A këtë sezon.

Atletico Madridi gjithashtu për mesfushë, si zëvendësues të Gabit po e shikon edhe Milan Badeljin e Fiorentinës dhe Ander Herreran e Manchester Unitedit. /Telegrafi/