Site icon Telegrafi

Brozovic humbet derbin ndaj Milanit

Mesfushori i Interit, kroati Marcelo Brozovic, duket se do të humb derbin e zjarrtë lokal ndaj Milanit, pasi ai ka pësuar një dëmtim muskulor me kombëtaren e tij, Kroacinë.

24-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij kroate të zhvilluar gjatë të premtes mbrëma.

Takimi Kroaci-Finlandë, ishte i fat i keq për mesfushorin qendror të Interit, i cili iu  nënshtrua sot (e diel) testeve mjekësore.

Brozovic po përjeton formë të lartë në ndeshjet e fundit me Interin

Skanimet e bëra në testet mjekësore kanë bërë të ditur se kroati ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e majtë.

“Në fillim të pasdites, mesfushori i Interit Marcelo Brozovic kishte teste mjekësore në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano pasi u lëndua gjatë ndeshje së Kroacisë kundër Finlandës të premten e kaluar”, thuhet në fillim të deklaratës në faqen zyrtare të Interit.

“Testet gërshetojnë dëmtimin e muskujve të tij të këmbës së majtë dhe gjendja e lojtarit do të vazhdojë të vlerësohet në ditët në vijim”, përmbyll deklaratën faqja e Interit.

Lexo po ashtu Brozovic shënon dy gola të shpejtë ndaj Beneventos, i dyti i hatashëm nga gjuajta e lirë (Video)

Pas kësaj komunikate mediat italiane hamendësojnë se rikuperimi i Brozovicit do të marr paksa kohë dhe pritet të mungoj në ndeshje derbi ndaj Milanit.

Ndryshe, Interi luan si vendas ndaj Milanit në ‘Derby della Madoninna”, në takimin i cili zhvillohet të dielën me datë 15 tetor nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version