Marcelo Brozovic nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme të Interit kundër Fiorentinës për shkak të një dëmtimi muskulor.
Mesfushori kroat 29-vjeçar pësoi këtë dëmtim pas fitores 1-0 të Nerazzurrëve ndaj Liverpoolit javën e kaluar dhe kjo e detyroi atë të humbasë edhe ndeshjen me Torinon që u mbyll 1-1.
Ai ishte stërvitur veçmas në Appiano Gentile këtë javë për të menaxhuar me kujdes gjendjen e tij.
Siç theksohet nga Calciomercato.com, Brozovic tani është përjashtuar plotësisht nga ndeshja e Interit kundër Fiorentinës dhe ai gjithashtu mund të humbasë edhe një thirrje në ekipin kombëtar kroat.
Kroacia tashmë është kualifikuar në Botërorin e ardhshëm në Katar, ndaj mungesa e tij nuk është shumë serioze.
Brozovic do të jetë i gatshëm në kohë për Derby d’Italia kundër Juventusit më 3 prill.
Brozovic ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, për një total prej 3105 minutash. Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime. /Telegrafi/