Telegrafi

Brozovic i gatshëm të startojë ndaj Juventusit

(Foto: Instagram/marcelo_brozovic)

Marcelo Brozovic është rikthyer në stërvitje të plota me bashkëlojtarët te Interi dhe pritet të startojë ndaj Juventusit të dielën.

Derby d’Italia pritet të jetë një prej sfidave vendimtare në rrugëtimin e dy skuadrave rivale në renditjen në top-katërsh dhe madje edhe në garën për titull.

Brozovic ka pasur probleme muskulore dhe nuk luajti në barazimin ndaj Torinos e as ndaj Fiorentinas më herët gjatë muajit.

(Foto: Instagram/marcelo_brozovic)

Megjithatë, ai pati kohë gjatë pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve që të riaftësohet për lojë dhe gjatë të enjtes ka bërë stërvitje të plota me skuadrën.

Lexo po ashtu Brozovic humb edhe ndeshjen me Fiorentinën

Kjo është një shtytje për trajnerin Simone Inzaghi që ta ketë në dispozicion mesfushorin kroat, ndërkohë që situata e Stefan de Vrij mbetet e paqartë, sepse akoma po stërvitet ndaras. /Telegrafi/