Interi është shumë afër rinovimit të kontratës me Marcelo Brozovic.
Sipas La Gazzetta dello Sport mungon vetëm zyrtarizimi pasi tashmë palët janë pajtuar, por kanë vetëm disa detaje të vogla.
Kroati dhe klubi nga Milano pritet të rinovojnë deri në fund të vitit 2021.
Klauzola e mesfushorit është 50 milionë euro, por vlen vetëm për klubet jo italiane.
24-vjeçari kaloi te Interi nga Dinamo e Zagrebit në vitin 2015 dhe ka shënuar tetë gola në 51 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/