Ndeshja e ardhshme e Interit në Serie A është ndaj Milanit.
Qëllimi i zikaltërve është të vazhdojnë ecurinë e mirë edhe në Derby della Madonnina dhe kjo tregohet më së miri edhe vendimet e marra nga Radja Nainggolan dhe Marcelo Brozovic,
Sipas Corriere dello Sport dyshja kanë hequr dorë nga vikendi me familje vetëm që të jenë sa më të gatshëm për derbin.
Brovovic mungoi në ndeshjen kundër SPAL-it dhe nuk iu bashkua Përfaqësueses së Italisë për shkak të lëndimit, por së bashku me Nainggolanin kanë filluar stërvitjet shtesë, pasi qëllimi i tyre është të jenë në nivelin më të mirë fizik ndaj Milanit.
Kroati ka qenë një nga më të mirët këtë sezon te skuadra e Luciano Spalletti, duke kontrolluar çdo gjë në mesfushë.
Ndërsa Nainggolan përveç në anën defenzive, ai ka qenë vendimtar dhe ne atë sulmuese.
Aktualisht Interi renditet në vendin e tretë me 16 pikë, kurse Milani në pozitën e 10 me 12 pikë. /Telegrafi/