Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina mund të dërgohet më forcë nga policia në gjykatë, në cilësinë e dëshmitares në rastin e deputetëve të Vetëvendosjes, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Brovina sot nuk ishte në gjykatë për dhënë dëshminë e saj, ndërsa gjyqtari ka thënë se do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim për të dëshmuar në këtë seancë gjyqësore.
Ndërsa,deputetja Brovina e kontaktuar nga lajmi.net ka thënë se nuk do të shkojë për të dëshmuar pasi e gjithë ngjarja ka qenë edhe televizionet dhe këtë e ka parë edhe gjyqtari.
“Unë e di obligimin qytetar për të dëshmuar, e kuptojë këtë. Por nuk e kam ndërmend të merrem më këtë, gjithçka ka qenë në televizione dhe këtë e ka parë edhe gjyqtari”, ka thënë ajo për lajmi.net.
Ndryshe, seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes e paraparë për tu mbajtur sot është shtyrë pasi munguan dy nga deputetët në këtë rast, Albin Kurti e Albulena Haxhiu.
Sipas gjyqtarit të rastit seanca e ardhshme për këtë rast do të mbahet më 20 shkurt në ora 09:00.