Brooklyn Beckham ka shënuar tre vjetorin e lidhjes me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, me një postim të përzemërt.
Ylli, 23 vjeç, dhe aktorja, 27 vjeçare, u martuan në prill të vitit të kaluar në një dasmë luksoze në Palm Beach Florida, por ata filluan të takoheshin dy vjet më parë.
Teksa postoi në Instagram të shtunën, Brooklyn ndau disa foto të çiftit së bashku dhe tha se “nuk mund ta jetonte pa të”.
“Nuk mund ta besoj se kanë kaluar tre vite, më duket sikur të kam njohur gjithë jetën. Gëzuar përvjetorin për gjysmën time tjetër, shoqen time më të mirë dhe gruan time të mrekullueshme”, shtoi ai.
“Nuk mund ta jetoj këtë jetë pa ty”, vazhdoi më tej Brooklyn.
Aktorja e “Bates Motel” ndau gjithashtu disa foto të çiftit të realizuara ndër vite në postimin e saj.
“Urime për tre vjet zemër. Bie më shumë në dashuri me ty, çdo ditë. Jam shumë më fat që të kam bashkëshort”, tha Peltz nga ana tjetër.
Kjo vjen pas një mosmarrëveshje që dyshja kishin në familje, por që u zgjodh në Javën e Modës në Paris.
E gjitha nisi në dasmën e Nicolas, meqë kishte planifikuar të vishte një fustan nga vjehrra Victoria Beckham, por që përfundoi me vellon e realizuar nga Valentino. /Telegrafi/