Telegrafi

Brooklyn Beckham është admirues i tatuazheve, 70 prej tyre i dedikohen bashkëshortes

(Foto: Instagram/brooklynpeltzbeckham)

Brooklyn Beckham i pëlqen shumë tatuazhet dhe së fundmi ka bërë të ditur se shumica e tyre i dedikohen bashkëshortes Nicola Peltz.

Në një intervistë të fundit për USA Today, djali i David dhe Victoria Beckham ka treguar se nga 100 tatuazhet e tij, rreth 70 i dedikohen gruas, me të cilën u martua pesë muaj më parë.

Lexo po ashtu Dhjetë tatuazhet kuptimplota dhe të veçanta të yjeve të Hollywodit

“Ajo gjithmonë qan kur bëj një tatuazh tjetër. Më pëlqen gjithmonë ta befasoj me një bojë të re”, ka thënë ai.

Në mesin e tatuazheve kushtuar gruas së tij, është ai në qafë me tetë rreshta poshtë fotografisë së syve të Nicolas, pastaj fjala ‘martuar’ në krahun e majtë, një betim për gruan po në krah, emri Nicola në qafë, fjala ‘e dashur’ në krah, shkronja ‘N’ në gishtin e unazës dhe shumë të tjera.

Koleksioni i tatuazheve të Brooklynit i ngjan atij të babait të tij, David Beckham. Vlerësohet se ish-futbollisti profesionist ka më shumë se 60 tatuazhe, shumë prej të cilave i dedikohen familjes së tij. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Personat që i kanë fiksim tatuazhet janë më të prirë të tradhtojnë
(Foto: Instagram/brooklynpeltzbeckham)