Brooklyn Beckham i pëlqen shumë tatuazhet dhe së fundmi ka bërë të ditur se shumica e tyre i dedikohen bashkëshortes Nicola Peltz.
Në një intervistë të fundit për USA Today, djali i David dhe Victoria Beckham ka treguar se nga 100 tatuazhet e tij, rreth 70 i dedikohen gruas, me të cilën u martua pesë muaj më parë.
“Ajo gjithmonë qan kur bëj një tatuazh tjetër. Më pëlqen gjithmonë ta befasoj me një bojë të re”, ka thënë ai.
Në mesin e tatuazheve kushtuar gruas së tij, është ai në qafë me tetë rreshta poshtë fotografisë së syve të Nicolas, pastaj fjala ‘martuar’ në krahun e majtë, një betim për gruan po në krah, emri Nicola në qafë, fjala ‘e dashur’ në krah, shkronja ‘N’ në gishtin e unazës dhe shumë të tjera.
Koleksioni i tatuazheve të Brooklynit i ngjan atij të babait të tij, David Beckham. Vlerësohet se ish-futbollisti profesionist ka më shumë se 60 tatuazhe, shumë prej të cilave i dedikohen familjes së tij. /Telegrafi/