Në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë” pulmulogia Rukije Mehmeti na njofton lidhur me shumë sëmundje që prekin mushkëritë.
Mehmeti na tregon lidhur me astmën, bronkitin, pneumoninë, tuberkulozin, kancerin e mushkërive, etj.
Doktoresha në podcastin “Shëndeti në rend të parë” me autore Besnike Salihu na shpjegon po ashtu për ndikimin që ka ndotja e ambientit në mushkëri.
“Ndotja e ajrit ndikon shumë në jetën e përditshme. Mendohet se një person që jeton 10 vjet në një ambient të ndotur do të fillojë me zhvillu sëmundje kronike të mushkërive”, thekson Mehmeti.
Ajo flet po ashtu për ndikimin e duhanit në mushkëri, gjersa jep edhe këshilla të vlefshme se si të kujdesemi për mushkëritë dhe si t’i parandalojmë problemet që lidhen me to. /Telegrafi/