Eurodeputetët nga Gjermania dhe Serbia, respektivisht Elmar Brok dhe Andrej Kovatcev kanë reaguar ndaj lëvizjes ‘Stop Operation Soros’ të udhëhequr nga gazetarë dhe aktivistë të përafërt me OBRM-PDUKM-në, duke ju drejtuar Nikolla Gruevskit, që mos t’i sheh organizatat jo-qeveritare si rrezik për Maqedoninë dhe qeverisjen e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Organizatat jo-qeveritare janë katalizator të shoqërive dhe pushteteve për t’i mbajtur në rrugë të drejtë gjatë funksionimit. Apelojmë që mos i shihni këto organizata, që i targetoni nëpërmjet iniciativës SOS, si kundërshtarë të pushtetit dhe partisë suaj. Besojmë se keni fuqi që t’i ndaloni sulmet ndaj organizatave që janë zbatuese të projekteve evropiane për zhvillimin e shtetit tuaj.” thuhet në mes tjerash në letrën e hapur të eurodeputetëve për Gruevskin. /Telegrafi/