Janë mbyllur pa gola 45 minutat e para të ndeshjes mes Izraelit dhe Shqipërisë e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës B të Kombeve.
Si filloi ndeshje Shqipëria kishte rast të mirë me Armando Brojën që kishte rast të mirë, por goditja e tij u prit nga portieri.
https://twitter.com/brarm80/status/1573747597591846912
Më pas skuadra vendase, ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Strakoshës, ku me rastet kishte edhe goditje tepër të rrezikshme.
Pa u mbyllur pjesa e parë sërish Broja ka rrezikuar, duke kaluar dy lojtarë, por goditja e tij u ndal nga portieri.
Pjesa e dytë pritet të sjellë lojë më të mirë, pasi Shoqërisë i duhet fitorja për kreun e grupit. /Telegrafi/