Site icon Telegrafi

Broja protagonist edhe në FA Cup ndaj West Ham: Shënon dhe fiton një penallti në fitoren e Southampton

Southampton ka shënuar fitore ndaj West Ham në kuadër të FA Cup me rezultat 3-1, ku protagonist ishte edhe sulmuesi Armando Broja.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me epërsinë e ‘Shenjtorëve’, pasi Romain Perraud shënoi për 1-0 më minutën e 31-të.

Armando Broja u fut në lojë menjëherë në pjesën e dytë të takimit.

Në minutën e 60-të, u barazua rezultati, kur Michail Antonio shënoi për 1-1.

Broja u rrëzua në zonë në minutën e 65-të dhe pas rishikimit në VAR u vendos për penallti.

James Ward-Prowse arriti të shënojë për 2-1 nga pika e bardhë.

Kur zhvillohej koha shtesë në skenë doli Armando Broja që me disa lëvizje të bukura shkatërroi mbrojtjen kundërshtare për të shënuar gol të bukur për 3-1.

Një fitore që e dërgon skuadrën e Brojës në çerekfinale të FA Cup./Telegrafi/

Exit mobile version