Armando Broja është bërë me skuadër të re, edhe pse duhet pritur edhe pak deri te zyrtarizimi.
Sulmuesi shqiptar më në fund po largohet nga Chelsea dhe do t’i bashkohet skuadrës së sapo inkuadruar në elitë, Ipswich Town.
Marrëveshja mes palëve është arritur ditën e djeshme për huazimin e Brojës.
Fabrizio Romano sapo ka raportuar se Broja po i kompleton testet mjekësore te skuadra e tij e re.
Ndërkohë zyrtarizimi i Brojës si futbollist i ri i Ipswich pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme.
🔵🚜 Armando Broja, completing medical tests at Ipswich Town today after deal agreed with Chelsea on Tuesday.
Loan with obligation to buy if #ITFC won't get relegated, package in excess of £30m as revealed yesterday.
Broja, set to sign before lunch time. pic.twitter.com/jFQPm9zN1n
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 21, 2024
Ka një marrëveshje për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit me obligim blerje prej 30 milionë funteve nëse Ipswich mbetet në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/