Site icon Telegrafi

Broja mund të largohet nga Anglia, në listën e dëshirave të gjigantit francez

Armando Broja do të rikthehet te Chelsea pas huazimit gjashtë mujor te Fulham, huazim që nuk ishte i duhuri pasi nuk kishte hapësirat e duhura.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit shqiptar nuk pritet të jetë në Stamford Bridges, pasi te Chelsea nuk llogaritin në shërbimet e tij dhe ai pritet të largohet gjatë verës.

Gjiganti francez Monaco ka konfirmuar largimin e kapitenit Wissam Ben Yedder dhe sulmuesi shqiptar Armando Broja është në listën e dëshirave të Monacos për ta zëvendësuar sulmuesin francez.

Lexo po ashtu Jo vetëm Dortmund, edhe një skuadër nga Liga Premier e do transferimin e Armando Brojës

Siç është raportuar më parë nga  Foot Mercato  dhe  RMC Sport,  Monaco është në diskutime me Georges Mikautadze  Metzit, por edhe Karim Konaten e RB Salzburg, megjithatë konkurrenca për dy sulmuesit është shumë e madhe.

Broja është opsioni i tretë për skuadrën nga Principata sipas L’Equipe, por më i mundshmi për tu transferuar.

Lexo po ashtu Fabrizio Romano zbulon se çfarë ka vendosur Chelsea për Armando Brojën

Monaco pritet të futet në bisedime me Chelsean dhe marrëdhëniet e mira të dy klubeve mund të bëjnë që Broja të përfundojë në Ligue 1 si huazim.

Gjithsesi sulmuesi shqiptar fillimisht dëshiron të jetë i fokusuar në Euro 2024 pastaj të vendos për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version