Telegrafi

“Broja, Manaj dhe Uzuni në Euro 2024” – ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë lë jashtë Dakun dhe Cikalleshin

Lista e e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024 do të jetë vetëm me 23 futbollistë dhe trajnerët e kombëtareve kanë një detyrë të vështirë për të përzgjedhur të duhurit duke lënë emra të rëndësishëm jashtë.

Njëjtë edhe Sylvinho që ka një grup prej 26-27 lojtarësh të cilët i ka ftuar rregullisht në kualifikueset.

Reparti i sulmit është më ‘luksozi’, por emra të bujshëm do të lihen jashtë. Redi Jupi ka dhënë 3 sulmuesit që do të merrte nëse do të ishte në vendin e brazilianit. Broja, Manaj dhe Uzuni janë 9-shat e Jupit.

“Tre sulmuesit që duhet të marrë patjetër Silvinjo? Silvinjo luan me një skemë 4-3-3. Vetëm sulmuesit përpara, atëherë Broja do të ishte i pari për mua, unë do fusja dhe Rei Manajn në këtë mes, do të fusja dhe Uzunin se edhe ai atje luan. Manaj ka një karakteristikë. Unë e kam pasur te U-21. Ai është një lojtar që ka një përqindje shumë të madhe të realizimit të golave në raport me numrin e ndeshjeve që luan.

“Nuk duhet të harrojmë që Manaj ka luajtur me Interin një pjesë të karrierës së tij. Ka luajtur me Barcelonën. Është një lojtar që aspektin realizativ e ka shumë të fort. Lojtar që të realizon një gol për ndeshje ndërkombëtare. për një lojtar të tillë, pavarësisht lidhjes emocionale, unë nuk do hiqja dorë nga një lojtar që e ka aspektin realizativ kaq të lartë. Manaj këtë përqindje të golave e ka pasur që 17 vjeç. Ne kur e kemi marrë me U-17, me U-19, Manaj pak a shumë bënte një gol për ndeshje”, tha Jupi në Procesin Sportiv.